Zyrtare: Caktohet data për ndeshjen e mbetur Juventus-Napoli - Gazeta Express
string(59) "zyrtare-caktohet-data-per-ndeshjen-e-mbetur-juventus-napoli"

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 17:05

Zyrtare: Caktohet data për ndeshjen e mbetur Juventus-Napoli

Sport

Gazeta Express

03/03/2021 17:05

Tashmë ka një datë zyrtare për zhvillimin e ndeshjes së prapambetur, Juventus-Napoli, e cila nuk u luajt sikurse ishte planifikuar më 4 tetor për shkak të COVID-19.

Supersfida e javës së tretë të Serisë A do të zhvillohet më 17 mars, ora 18:45.

Lexo Edhe:

Njoftimi u bë zyrtarisht nga Liga e Serisë A.

Në komunikatën e ligës lexohet:

Njoftohet se ndeshja e Serisë A, Juventus – Napoli, e vlefshme për raundin e 3-të të fazës së parë, e pazhvilluar më 4 tetor 2020, do të luhet të mërkurën, më 17 mars 2021, duke filluar nga ora 18.45″.

Përcaktimi i datës 17 mars për këtë ndeshje konfirmon zërat e ditëve të fundit.

Për ekipin e Gattuso, ndeshja delikate në Torino është pjesë e një serie sfidash të vështirë në transfertë, si ajo kundër Milanit, në “San Siro”, më 14 mars, dhe tjetra kundër Romës, në “Olimpico”, më 21 të këtij muaji.

Për Juven kjo përplasje do të luhet mes ndeshjes kundër Cagliarit, në Sardenjë, dhe sfidës në “Allianz Stadium”, kundër Beneventos.