Zyrtare: Barcelona e transferon sulmuesin Braithwaite - Gazeta Express
string(55) "zyrtare-barcelona-e-transferon-zevendesuesin-e-dembeles"

Gazeta Express

20/02/2020 11:34

Zyrtare: Barcelona e transferon sulmuesin Braithwaite

Gazeta Express

20/02/2020 11:34

Barcelona më në fund e ka transferuar edhe zyrtarisht përforcimin e shumëpritur në sulm, Martin Christensen Braithwaite, si zëvendësues të të lënduarit, Ousmane Dembele.

Braithwaite ka nënshkruar kontratë katërvjeçare plus pjesën e mbetur të këtij sezoni më klubin katalonas, raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Barça ia ka paguar 18 milionë euro Leganesit për shërbimet e danezit, aq sa ishte shuma e klauzolës së lirimit të tij.

Ai do ta ketë një klauzolë në kontratën e tij me Barcelonën që vlerë 300 milionë euro.

Pas disa javëve frustrimi, Quique Setien më në fund do ta ketë një sulmues më shumë në opsionet e tij përpara, pas lëndimeve që i pësuan dyshja Luis Suarez dhe Ousmane Dembele dhe pas largimit të Carles Perez në afatin kalimtar të janarit.