Zyrtare: Arturo Vidal i bashkohet Interit nga Barcelona - Gazeta Express
string(54) "zyrtare-arturo-vidal-i-bashkohet-interit-nga-barcelona"

Gazeta Express

22/09/2020 11:21

Zyrtare: Arturo Vidal i bashkohet Interit nga Barcelona

Gazeta Express

22/09/2020 11:21

Arturo Vidal i është bashkuar Interit edhe zyrtarisht nga Barcelona. Mesfushori kilian ka nënshkruar kontratë dyvjeçare me zikaltrit, me mundësi për një vit shtesë.

Mesfushori kilian i bashkohet Interit si lojtar i lirë, por gjiganti italian dhe Barcelona kanë rënë në ujdi për një shumë prej 1 milionë euro bonuse, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Vidal mbërriti në Milano të dielën dhe i kreu testet mjekësore me klubin zikaltër, para se të nënshkruajë marrëveshje dyvjeçare.

Vidal ishte në mesin e disa futbollistëve të padëshiruar nga trajneri i ri i Barcelonës, Ronald Koeman.

Kiliani u rikthye në Serie A pesë vjet pasi e braktisi Juventusin për t’iu bashkuar Bayern Munich.

Në Inter, ai ribashkohet me ish-trajnerin e vet te Juve, Antonio Conte dhe me bashkatdhetarin e vet Alexis Sanchez. /Gazeta Express/