Futbollisti me përvojë, 32 vjeçari Alban Shillova i bashkohet skuadrës së FC Prishtinës nga ekipi i Feronikelit ’74.
Shillova edhe më parë ishte pjesë e skuadrës prishtinase, në dy edicione në një kampionat e gjysmë, 2019-2021, kishte regjistruar 23 paraqitje, 6 gola dhe 4 asistime.
“Realisht në këtë afat kalimtar pata disa oferta financiarisht të mira, por oferta e Prishtinës nuk refuzohet. Është hera e dytë që kthehem, pra e njoh aq mirë ambientin dhe peshën e fanellës sa unë mund të them lirisht po kthehem në shtëpi. Dhe, dua të lë gjurmë, dua t’i ndihmoj skuadrës, të vazhdojmë aty ku e kisha lënë, kampion! Shpresoj edhe kryetrajnerit Cavalli t’ia shpërblej besimin e dhënë”, tha Shillova për faqen zyrtare të FC Prishtinës.