ZYRTARE: Ajeti largohet nga West Hami, bëhet me klub të ri - Gazeta Express
string(56) "zyrtare-ajeti-largohet-nga-west-hami-behet-me-klub-te-ri"

ZYRTARE: Ajeti largohet nga West Hami, bëhet me klub të ri

Gazeta Express

13/08/2020 15:34

Albian Ajeti i ka dhënë fund eksperiencës në West Ham United, shkruan Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Futbollisti kosovar është bërë sot me klub të ri.

Në fakt, 23 vjeçari ka nënshkruar kontratë katërvjeçare me klubin skocez, Celtic Glasgow.

Sipas mediave britanike, përfaqësuesi zviceran i ka kushtuar klubit të tij të ri 5 milionë euro.

Ajeti nuk pati hapësira të mjaftueshme në klubin nga Premierliga duke i zhvilluar vetëm 12 ndeshje me “Hammers” pa arritur të shënonte gol.

“Ai është një lojtar i shkëlqyeshëm, përfaqësues dhe me kualitete të mëdha”, ka thënë trajneri i Celticut, Neil Lennon.

“E kam admiruar atë qe një kohë të gjatë. Ai është një lojtar mjaft inteligjent, i balancuar dhe finalizues mjaft i mirë”, vazhdoi ai.

Ajeti i ishte bashkuar West Hamit nga Baseli, me të cilin i kishte realizuar 30 gola në dy sezone.

Ai i ka zhvilluar vetëm tri ndeshje nga fillimi në garat e kupës, ndërsa luajti nëntë herë si zëvendësues në Premierligë.

Ajeti i ka luajtur 10 ndeshje me Zvicrën, ndërsa ishte rritur në akademinë e Baselit.

Ai e kaloi një periudhë të shkurtër në Augsburg në Gjermani, por edhe tek rivalët e Baselit, St Gallen para se të rikthehej në St Jakob-Park në vitin 2017. /Gazeta Express/