Zyrapi flet për T7, tregon se kur do të udhëtojë drejt Hagës


Gazeta Express
19 Korrik 2019 19:13

Ish-shefi i Shtabit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bislim Zyrapi, aktualisht këshilltar i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është deklaruar për herë të parë pas lajmit se është ftuar nga Gjykata Speciale.

Zyrapi ka thënë në emisionin “Frontal”, në televizionin T7, se ftesa nga ky organizëm i drejtësisë i ka ardhur “para disa ditësh”.

“Jam i ftuar si i dyshuar”, ka bërë të ditur Zyrapi. Ai ka konfirmuar se do t’i përgjigjet ftesës.

“Natyrisht do t’i përgjigjem, dhe do të shkoj te Gjykata Speciale”, ka deklaruar ai.

I pyetur nëse di emra të të ftuarve të tjerë nga ky organizëm, ai është përgjigjur: “Nuk e di se kush tjetër është thirrur”.

Zyrapi ka thënë se i kanë treguar që është i dyshuar “për rastet e luftës që kanë ndodhur”.

Ai ka bërë të ditur se në Hagë, te Gjykata Speciale, do të shkojë më 4 gusht të këtij viti. /Express/

Te fundit


Kthehu lart