Zyra e Prokurorit të Specializuar, ende nuk ka publikuar në web faqe asnjë prej emrave të prokurorëve dhe biografinë e tyre.
Cezary Mihalcuk, është personazh i njohur në Kosovë.
Arsye për këtë është puna që ai ka bërë si prokuror në kuadër të EULEX-it.
Ai njihet edhe si përfaqësues i aktakuzës në rastin Drenica I, ku ish komandanti i Shtabit të Përgjithshëm Sylejman Selimi dhe ai i zonës së Drenicës Sami Lushtaku.
Ky i fundit madje ishte dënuar me 12 vjet burgim, për një vrasje ku nuk dihet se kush është viktima.
Për këtë arsye më pas ishte liruar nga të gjitha akuzat.
Por, ky rast nuk ka qenë pengesë që Cery Mihalcuk të bëhet prokuror në Zyrën e Prokurorit të Specializuara.
Kjo gjë u mor vesh tek kur ai u paraqit në një seancë para Dhomave të Specializuara.
Por, në faqen e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk ka asnjë informacion në lidhje me këtë prokuror.
Njëjtë është vepruar edhe me prokurorët e tjerë të cilët u mësaun vetëm kur u paraqitën në seancë.
Biografia e tyre nuk është publike askund.
T7 ka kërkuar sqarime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk i ka publikuar emrat e prokurorëve.
Por, zëdhënësi Christofer Benett, nuk i është përgjigjur kësaj pyetje.
Ai vetëm ka
listuar emrat e prokurorëve të cilët janë paraqitur në gjykatë deri me tani.
Ndërkohë, njohësit e sistemit të drejtësisë në Kosovë, habitën me këtë sjelle të
zyrës së Prokurorit të Specializuar.
Sipas Yll Zekajt, kjo është një mos transparencë e plotë karshi opinionit publik në Kosovë.
Sipas Zekajt, prokurorë e Zyrës së Prokurorit të Specializuar nuk mund të jenë të rrezikuar.
Në faqen e Zyrës së Prokurorit është publik vetëm emri i kryeprokurorit Jack Smisht.
Ndërsa deri me tani para gjykatës janë paraqitur edhe zëvendës prokurori, Alex Ëhitin, prokurori i lart Alan Tieger dhe prokurorët David Harbach, Valeria Bolici, Cezare Mihalcuk, Anderë Carney dhe Silvia D’Ascoli.
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...