Zyra e Kryeministrit shpallë tender në vlerë prej 300 mijë eurosh për libra, çka po i duhen?


Gazeta Express
20 Shtator 2019 16:45

Rreth 300 mijë euro të qytetarëve të vendit do të shpenzohen vetëm për të furnizuar Zyrën e Kryeministrit me lektyra shkollore, shkruan Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur në njoftimin për nënshkrim të kontratës që ka publikuar ZKM’ja në faqen zyrtare të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik.(KRPP).

Në bazë të njoftimit në KRPP, për këtë tender ka pasur goxha të interesuar.

Gjithsej 25 kompani kanë dorëzuar ofertat e tyre për të kryer furnizimin me këto libra, por që në fund fituese është shpallur Grup i Operatorëve Ekonomik N.T.P. VLORA ; Ndërmarja Tregatre Grafike Blendi.

Gazeta Express ka dërguar pyetje edhe te Zyra e Kryeministrit për të marrë informacione se për arsyen që po blihen këto libra, por në këtë institucion nuk kanë kthyer përgjigje.

Ndryshe, kontrata është dhënë më 11 shtator, derisa nënshkrimi i saj është bërë më 16 shtator. /Gazeta Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart