Zyra e Kryeministrit: Polici që kreu vrasjen s’ishte pjesë e mbrojtjes së Haradinajt - Gazeta Express
string(82) "zyra-e-kryeministrit-polici-qe-kreu-vrasjen-sishte-pjese-e-mbrojtjes-se-haradinajt"

Gazeta Express

29/12/2019 13:10

Zyra e Kryeministrit: Polici që kreu vrasjen s’ishte pjesë e mbrojtjes së Haradinajt

Gazeta Express

29/12/2019 13:10

Mëngjesin e sotëm, në Gjilan zyrtari i Policisë së Kosovës, Vllaznim Hamdiu e ka vrarë me armë zjarri Lulzim Spahiun. Gjatë ditës është raportuar se i dyshuari ka qenë pjesë e mbrojtjes së afërt të kryeministrit në detyrë, Ramush Haradinajt, por ky lajm është demantuar nga vetë zyra e Haradinajt

Përmes një komunikate për media, zyra e kryeministrit në detyrë ka bërë të ditur se i dyshuari Vllaznim Hamdiu asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit mbrojtës së afërt të Haradinajt.

Lexo Edhe:

“Zyra  e Kryeministrit u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së të ndjerit. Me këtë rast, Zyra e Kryeministrit u ka bërë thirrje medieve që për lajmet e tilla, para se të plasojnë lajmet, të marrin informata të sakta dhe të mos përhapin të pavërteta, në të njëjtën kohë sqaron se polici i identifikuar si kryes i kësaj vepre, asnjëherë nuk ka qenë pjesë e ekipit të mbrojtjes së afërt, të kryeministrit në detyrë”, theksohet në komunikatë.

Po ashtu, zyra e kyreministrit iu ka bërë thirrje organeve të rendit që të ndërmarrin të gjitha veprimet për të identifikuar shkakun dhe për të marrë vendimet e duhura, deri në ndriçimin e plotë të rastit.