Zvicra zgjati sot edhe me një muaj ndalimin e ngjarjeve të mëdha, për shkak të rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.
“Sipas kësaj mase, ndalohet organizimi i ngjarjeve me më shumë se 1 000 persona, deri më 1 tetor”, tha qeveria.
Gjithashtu, ajo bëri të detyrueshme mbajtjen e maskave në avionë, nga 15 gushti.
Autoritetet shëndetësore raportuan sot 274 raste të reja të COVID-19, duke e çuar shifrën në 37 169.
Një muaj dedikuar për ju duke ju ofruar çmime të mahnitshme Shfleto Fletushkën Online: https://etc-ks.com/fletushka/new/index.php?fletushka=1390481553 Bleni më shumë e...