Zvicra ka nevojë për mijëra mësues shtesë


Gazeta Express
25 Qershor 2019 18:03

Kur të fillojë viti i ri shkollor, nga mesi i gushtit, në shumë shkolla në Zvicër do të ketë një numër të madh vendesh pune të paplotësuara. Para së gjithash në nivelin parashkollor gjegjësisht në kopshtet e fëmijëve si dhe në shkollimin fillor po bëhet gjithnjë më e vështirë të gjendet numër i mjaftueshëm i personelit mësimor, shkruan srf.ch.

Kështu, në Kantonin e Bernës janë aktualisht më shumë se 50 vende të lira pune në arsim ndërsa në atë të Cyrihut bëhet fjalë për 350 vende, transmeton albinfo.ch. Për të plotësuar këtë mungesë, në vitin e ri shkollor do të duhet të punësohen jo vetëm studentët e shkollave të larta pedagogjike por madje edhe mësuesit tashmë të pensionuar.

Trendi, sipas Beat Zemp, kryetar i Federatës Zvicerane të Mësuesve, është i qartë, transmeton albinfo.ch. “Unë druaj se gjendja në këtë drejtim në pesë vitet e ardhshme do të bëhet vërtet shumë dramatike”. Sipas tij, në vitin 2027 në gjithë Zvicrën do të ketë 14 për qind më tepër nxënës se që ka sot.

Për faktin se numri i nxënësve po rritet në vazhdimësi, Zvicra për vitet në vijim do të ketë nevojë edhe për mijëra mësimdhënës të tjerë.

Te fundit


Kthehu lart