Zverev e mposht Wawrinkan për ta arritur gjysmëfinalen e parë të Grand Slam - Gazeta Express
string(75) "zverev-e-mposht-wawrinkan-per-ta-arritur-gjysmefinalen-e-pare-te-grand-slam"

Gazeta Express

29/01/2020 9:27

Zverev e mposht Wawrinkan për ta arritur gjysmëfinalen e parë të Grand Slam

Gazeta Express

29/01/2020 9:27

Aleksander Zverev ka arritur për herë të parë në karrierë të kalojë në gjysmëfinale të një Grand Slami, pasi e mposhti Stan Wawrinkan në katër sete në Australian Open.

Tenisti gjerman, i radhitur i shtati, e mposhti tri-herë kampionin e Grand Slams në katër sete, 1-6 6-3 6-4 6-2. Në këtë ndeshje ai e humbi setin e tij të parë në Melburn këtë vit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai i humbi pesë servimet e para në vetëm 16 minuta, mirëpo pastaj u kthye duke u treguar i saktë në pesë nga 13 “break points” që i pati.

22-vjeçari do të përballet ose me Rafael Nadalin ose me Dominic Thiemin në gjysmëfinalen.

Numri një i botës, Nadal, do të përballet austriakun e radhitur në pozitën e pestë në ranglistën botërore, Thiem, në Rod Laver Arena në orën 9:30 të mërkurën.

Në gjysmëfinalen tjetër, 20-herë kampioni i Grand Slams Roger Federer do të përballet me fituesin e edicionit të kaluar të Australian Open, Novak Djokovicin, të enjten. /Gazeta Express/