Zvarritet funksionalizimi i ujësjellësit 16-milionësh


Gazeta Express
12 Korrik 2019 8:37

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës Serbe për Kosovën Marko Gjuriq patën siguruar serbët e veriut të Kosovës se ujësjellësi rajonal për komunat veriore, i ndërtuar në Zubin Potok, për të cilin Serbia ka investuar 16 milionë euro, do të jetë funksional për “Vidovdan”-in, por punimet ende nuk kanë përfunduar.

Banorët e veriut dyshojnë se është lëshuar në punë ujësjellësi rajonal për komunat veriore.

Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq dhe drejtori i Zyrës për Kosovën Marko Gjuriq gjatë një takimi që kanë pasur me përfaqësuesit e serbëve të Kosovës i patën siguruar ata se veriu i Kosovës nuk do të varet më nga jugu për t’u furnizuar me ujë të pijshëm, duke garantuar se për “Vidovdan” (28 qershor) ujësjellësi rajonal i ndërtuar në Zubin Potok do të jetë i gatshëm.

“Furnizimi me ujë i qytetarëve të Zubin Potokut, të Mitrovicës së Veriut dhe të Zveçanit nuk do të varet më as nga kapaciteti e as nga vullneti i mirë i shqiptarëve, sepse ujin në të ardhmen do ta marrin nga ujësjellësi i ri rajonal në Ujman (Gazivoda), e kurrsesi nga fabrika për përpunimin e ujit në jug të Mitrovicës”, patën siguruar Vuçiq e Gjuriq./zeri.

Te fundit


Kthehu lart