Zv.Presidenti i PPE: Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias - Gazeta Express
string(98) "zv-presidenti-i-ppe-kodi-zgjedhor-duhet-te-jete-ne-perputhje-me-opinionin-e-komisionit-te-venecias"

Gazeta Express

26/10/2020 18:02

Zv.Presidenti i PPE: Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias

Gazeta Express

26/10/2020 18:02

Një tjetër zyrtar i Palamentit Europian, pas raportuesit për Shqipërinë në PE, ka reaguar fortë duke mbështetur veprimin e presidentit Meta për ta kthyer Kodin e Ri Zgjedhor për opinion te ‘Venecia’.

Nëpërmjet një mesazhi në Twitter, Zëvendëspresidenti i Grupit të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian Andrey Kovatchev, i bën thirrje Kryeministrit Edi Rama që për ndryshimet në Kodin Zgjedhor të pres Opinionin e Komisionit të Venecias dhe t’i bindet apelit të Komisionerit të Zgjerimit në BE Oliver Varhelyi.

Lexo Edhe:

Reagimi i plotë i Andrey Kovatchev, i cili ka shpërndarë qëndrimin e Komisionerit Varhelyi, thekson se: “Unë mbështes qëndrimin e Komisionerit Oliver Varhelyi! Kodi Zgjedhor duhet të jetë në përputhje me Opinionin e Komisionit të Venecias në çdo rast, dhe kjo do të ishte në favor të demokracisë në Shqipëri. I bëj thirrje Kryeministrit Edi Rama dhe Parlamentit shqiptar ta respektojnë këtë.”.