Zv. Kryeministrja Balaj bisedon me Kosnetin për procesin e dialogut Kosovë - Serbi - Gazeta Express
string(79) "zv-kryeministrja-balaj-bisedon-me-kosnetin-per-procesin-e-dialogut-kosove-serbi"

Zv. Kryeministrja Balaj bisedon me Kosnetin për procesin e dialogut Kosovë – Serbi

Gazeta Express

02/07/2020 19:15

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj – Halimaj, sot ka zhvilluar një bisedë virtuale me Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, z.Philip S. Kosnett.

Me Ambasadorin Kosnett diskutuan për zhvillimet aktuale politike, si dhe për situatën me pandeminë COVID-19 në vend.

Lexo Edhe:

Zëvendëskryeministrja​ Albulena Balaj – Halimaj, e ka njoftuar Ambasadorin Kosnett​ për angazhimet e Qeverisë së Kosovës në funksion të rimëkëmbjes ekonomike pas përhapjes së pandemisë̈.

Gjithashtu, diskutuan edhe për procesin e dialogut Kosovë – Serbi duke vlerësuar lart rolin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces.

Ambasadorin Kosnett e falënderoi për përkrahjen dhe mbështetjen që i ofroi zëvendëskryeministres në funksion të kryerjes së detyrave dhe obligimeve që kanë në kuadër të qeverisë së Kosovës.