Zv.kryeministri sulmon ashpër Bashën para protestës: Kush vë në diskutim një mandat popullor për këtë vrasës


Gazeta Express
25 Maj 2019 15:31

Fjalimi i kryedemokratit Lulzim Basha nga Mati u përqendrua në një bosht: dorëheqja e kryeministrit Rama duke dhënë edhe 17 arsye.

Ai bërë një paralelizëm mes doreheqjes së kryeministres britanike, Theresa May duke thënë se nëse Rama do të kishte 1/1000 të dinjitetit dhe të nderi, edhe ai do ishte larguar nga detyra. Kjo deklaratë ka sjellë reagimin e zëvendës kryeministrit Erion Braçe, i cili ka rikthyer në vëmendje protestën e 21 janarit 2011, ku sipas tij, qeveria e asaj kohe vrau 4 protestues në bulevard. Ai bën shkaktar Bashën, në atë kohë ministër i Brendshëm, për vrasjen e 4 protestueve, duke theksuar se pikërisht për këtë arsye nuk e merr dot pushtetin. “Nuk votohen vrasësit”, e mbyll reagimin e tij Braçe.

“Lulzim Basha paska folur per 
nder e dinjitet gjate ushtrimit te detyres ose banalisht gezimit te pushtetit!

Po a ka nder e dinjitet nje minister qe pushkaton ne mes te dites,
ju merr jeten qe zoti ua fali,
kater qytetare pa faj qe protestonin kunder menyres se ushtrimit te pushtetit prej tij?
A ka nder e dinjitet po i njejti minister qe-sic deshmon presidenti i republikes i kohes, perdori gjithe pushtetin per te penguar, deshtuar e ne fund moslejuar hic, hetimin e krimit me barbar ne bulevardin e Tiranes qysh nga koha e fashizmit?

Nderi e dinjiteti mos egzistofte kur per to flet nje vrases i tille!
Kush cenon nje mandat popullor-legjitimitetin e certifikuar nderkombetarisht te tij, 
per ministrin qe pushkatoi kater burra te pafaj ne mes te bulevardit,
duhet ta harroje se mund ti flase per demokraci, rregull e ligj,
cilitdo qytetari ne kete vend!
Nese ka nje arsye qe ky eshte sot ne opozite, i pavotuar nga shqiptaret, 
nese ka nje arsye qe ky nuk do zgjedhje por pushtet ne tavoline permes dhunes barbare prej fashisti,
ajo eshte unike:
NUK VOTOHEN VRASESIT!
Ne cdo kohe!”, 
shkruan Braçe.

Te fundit


Kthehu lart