Zv.kryeministri i parë Grubi priti në takim ambasadorin çek, Toman: Vlerësohet përkrahja dhe bashkëpunimi mes dy vendeve - Gazeta Express
string(118) "zv-kryeministri-i-pare-grubi-priti-ne-takim-ambasadorin-cek-toman-vleresohet-perkrahja-dhe-bashkepunimi-mes-dy-vendeve"

Gazeta Express

29/09/2020 13:34

Zv.kryeministri i parë Grubi priti në takim ambasadorin çek, Toman: Vlerësohet përkrahja dhe bashkëpunimi mes dy vendeve

Gazeta Express

29/09/2020 13:34

Zëvendës kryeministri i parë dhe Ministër për sistem politik dhe marrëdhënie ndërmjet bashkësive, Artan Grubi sot ka pritur në takim ambasadorin e Republikës Çeke në vendin tonë, SH.T Mirosllav Toman me të cilin kanë biseduar për bashkëpunimin e deritanishëm mes dy vendeve.

“Vlerësoj përkrahjen dhe ndihmën e deritanishme të Republikës Çeke që ia ofron vendit, në veçanti në bashkëpunimin në pjesën e kontrollit të kufirit të Maqedonisë së Veriut. Këtë sot e bisedova me ambasadorin e Republikës Çeke, z. Mirosllav Toman me të cilin u pajtuam se ky bashkëpunim do të vazhdojë edhe më tej dhe që i njëjti do të përforcohet”, ka theksuar kështu pas takimit Grubi.Ndërkohë që ambasadori Toman tha se Çekia si vend anëtar i BE-së, përshëndet mbajtjen e marrëdhënieve të mira ndër-fqinjësore të Maqedonisë së Veriut, që sipas tij janë një vlerë e cila do të lehtësoj integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

Lexo Edhe: