Zotohet Dardan Molliqaj: Nëse një sondazh kredibil e vë Vetëvendosjen të parën unë tërhiqem nga gara


load
Gazeta Express
11 Shtator 2019 21:26

Kandidati për deputet nga radhët e koalicionit AAK-PSD, Dardan Molliqaj, është i ftuar në emisionin Pressing Zgjedhor në T7.

Molliqaj në këtë emision ka folur edhe për sondazhet e fundit që janë publikuar. Lëvizja Vetëvendosje po proklamon kohë pas kohe se po del e para në sondazhe dhe ka një epërsi ndaj subjekteve tjera para zgjedhjeve të 6 tetorit. Edhe instituti ndërkombëtar IFIMES e ka vënë atë të parën.

Por Dardan Molliqaj thotë se nëse Lëvizja Vetëvendosje del e para atëherë ai do marrë një hap drastik.

“Nëse një sondazh kredibil e vë të parën Lëvizjen Vetëvendosje atëherë unë do të tërhiqem nga gara. Unë po bëj këtë zotim, nëse ata dalin të parët unë do të tërhiqem menjëherë”, ka thënë Molliqaj.

Molliqaj ka thënë se për të qenë sondazhi kredibil, duhet të publikohet nga një kompani serioze por të cilën ai megjithatë nuk e ka emërtuar./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart