Zlatan Ibrahimovic s’di të ndalet në MLS, shënon dy gola


load
Gazeta Express
18 Gusht 2019 10:27

Ibrahimovic ka shënuar dy gola tjerë në MLS, por Los Angeles Galaxy është ndalur me një barazim nga Seattle Sounders FC.

Los Angeles Galaxy nuk ka arritur t’i marrë pikët e plota në shtëpi kundër Seattle Sounders FC, sfidë që përfundoi 2-2.

Por, pavarësisht se Galaxy nuk fitoi, Zlatan Ibrahimovic ishte ai që shkëlqeu me dy gola.

Ibrahimovic shënoi për 1-1 në minutën e 45’ dhe për 2-1 në minutën e 65’, para se Jorgen Skjelvik të shënojë për të barazuar në 2-2 në minutën e 82’.

20 gola në 21 ndeshje dhe 3 asiste këtë sezon, Ibrahimovic po shkëlqen te Galaxy.

Në total, ai deri më tani ka shënuar 42 gola në 48 ndeshje, statistika të frikshme për një lojtar 37-vjeçar. /Gazeta Express/

Ibrahimović 2 GOALS – LA Galaxy vs Seattle Sounders 2-2 Highlights & All Goals (18/8/2019)

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart