ZKM ka njoftuar se kryeministri Kurti bashkë me zv/kryeministrin Bislimi dhe ministrin Sveçla janë takuar me ambasadorët Jeffrey Hovenier, Jonathan Hargreaves, Jorn Rohde, Olivier Guerot, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog.
“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, takoi sot Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, Ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves, Ambasadorin e Gjermanisë, Jörn Rohde, Ambasadorin e Francës, Olivier Guérot, Ambasadorin e Italisë, Antonello De Riu dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog.”
Në njoftim thuhet se ata kanë diskutuar për zhvillimet e fundit, situatën e sigurisë e të sundimit të ligjit, dhe zhvillimin e gjithmbarshëm.
Po ashtu ata kanë diskutuar edhe për “rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi Ibër edhe për vetura”.
“Në kuadër të informimit dhe koordinimit me partnerët tanë ndërkombëtarë, temë trajtimi në këtë takim ishte gjithashtu rëndësia e bashkërendimit të veprimeve institucionale për hapjen e urës mbi lumin Ibër edhe për vetura, në mënyrë që të mundësohet liria e plotë e lëvizjes e cila i ndihmon qytetarët në të dy anët e urës, pa dallim, dhe në të njëjtën kohë i shërben zhvillimit të ekonomisë dhe tregut përmes lëvizjes më të lehtë të mallrave dhe kapitalit.”
Gjithçka që keni ëndërruar, por nuk keni mundur ta blini ose nuk keni pasur kohë për procedura të gjata,...