“Zjarri në Notre Dame mallkim për Francën që e njohu Kosovën”, Bieber i cilëson raportime të pështira


Gazeta Express
16 Prill 2019 11:54

Historiani dhe analisti i njohura gjerman, Florian Bieber, i ka cilësuar si të pështira raportimet e tabloideve serbe pro pushtetit, se zjarri në katedralen e famshme të Notre Dame-s në Francës, ka rënë si pasojë e mallkimit që Franca e ka njohur pavarësinë e Republikës së Kosovës.

Në një reagim në Twitter, Bieber ka thënë prapa tyre qëndron presidenti i këtij shteti, Aleksander Vuçiq.

“Zëri i Vuçiqit që zbulon se sa i pështirë është edhe një herë”, ka shkruar Bieber, raporton Gazeta Express.

Ndërkohë një gazetar tjetër nga Holanda, Michael Martens, thotë se nuk ka parë gjë më të pështirë në jetën e tij, se sa këto raportime të tabloideve të Vuçiqit në Serbi.

“Tabloidet pro-qeverisë në Serbi, po e cilësojnë zjarrin në NotreDame si “ndëshkim nga Zoti, pasi që Franca e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Ndoshta ka gjëra më të shpifura se tabloidet serbe në botë, por për momentin nuk mund ta gjej ndonjë’, ka shkruar Martens. /GazetaExpress/

Voice of Vucic revealing it’s disgusting self once more https://t.co/EPXzHfsNwu— Florian Bieber (@fbieber) April 15, 2019

Te fundit


Kthehu lart