Zjarri në Bashkinë e Kamzës, ja si duket godina tani. Kryebashkiaku tregon shkakun - Gazeta Express
string(80) "zjarri-ne-bashkine-e-kamzes-ja-si-duket-godina-tani-kryebashkiaku-tregon-shkakun"

Zjarri në Bashkinë e Kamzës, ja si duket godina tani. Kryebashkiaku tregon shkakun

Gazeta Express

19/09/2020 16:17

Kryebashkiaku i Kamzës, Rakip Suli ka reagua pas zjarrit që ra në ambientet e godinës së Bashkisë që ai drejton.

Suli ka publikuar fotot e godinës e cila u përfshirë nga flakët, ndërkohë që është zjarri është ndaluar në kohë nga zjarrfikëset.

Lexo Edhe:

Jo pa ironi, kreu i Bashkisë së Kamzës thekson se zjarri u shkaktua nga nja shkëndi elektrike, por që gjithçka është vënë nënkontroll nga zjarrëfikëset që sipas tij 6 muaj më parë nuk ishin fare.

“Një shkëndijë elektrike u shkaktua sot jashtë ambientit të Bashkisë Kamëz!

Faleminderit ekipit të zjarrëfikëses së Bashkisë Kamëz, të cilët ndërhynë në kohë rekord duke bërë të mundur shuarjen e zjarrit!

Ndryshe nga sot ku çdo problem e ka një zgjidhje, para 6 muajsh kjo bashki nuk kishte as zjarrëfikëse dhe raste të tilla do të ishin fatale!”, shkruan Suli.

Pamjet e zjarrit në Bashkinë e Kamzës janë publikuar gjatë ditës së sotme nga ish-kryetari Xhelal Mziu.

Zjarri Bashkia Kamez (1)
Zjarri Bashkia Kamez (2)
Zjarri Bashkia Kamez (3)
Zjarri Bashkia Kamez (4)
Zjarri Bashkia Kamez (5)