Zjarrfikësit pa status të definuar


Gazeta Express
21 Korrik 2019 21:44

MPB, Komuna e Prishtinës dhe Qeveria e Kosovës, premtojnë se kjo çështje do të rregullohet

Qëndrojnë çdoherë në gjendje gatishmërie.

Por, po sa të ketë nevojë për ndonjë intervenim brenda një kohe shumë të shkurtër bëhen gati, për të ju përgjigjur secilit rast.

E shpesh herë zjarrfikësit përballen me rreziqe të mëdha në terren


Por, pavarësisht punës që bëjnë Zjarrëfikësit ende nuk e ka një status të definuar.

“Nga viti 2012, ne menaxhohemi nga AME ndërsa pagat i marrim nga Komuna e Prishtinës”, thotë Latif Zeka, Udhëheqës i brigadës

Sipas Zekës, në gjashtë mujorin e parë të këtij viti, kanë pasur mbi 1 mijë dalje profesionale emergjente.

Ndërsa vetëm brenda muajit mars, kanë intervenuar në 345 raste.

Por, sipas udhëheqësit të kësaj Brigade, zjarrfikësit nuk po e marrin trajtimin e merituar.

“Kërkojmë të definohet statusi, te paguhen orët shtesë, të paguhen ditët e festave etj”

Nga Ministria e Punëve të Brendshme, thonë që janë duke u konsultuar me të gjithë akterët, që statusi i zjarrfikësve të zgjidhet sa me parë.


“E them me besim të plote që zjarrfikësit do te kenë një trajtim te veçantë, qe se kane pasur deri me tani, qofte edhe disa benificione, ne një afat sa me te shkurtër. Jemi ne bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Qeverinë e Kosovës, qe kjo çështje të përmbyllet në interes të qendrave të zjarrfikësve”.

Ndërkohë, nga Komuna e Prishtinës, thonë që përveç ekzekutimit të pagave, nuk kanë kompetenca të tjera në këtë çështje.

“Ne nuk mund të ndajmë asnjë cent më shume sesa pagat. As për orë shtesë, as kurgjo, e që fatkeqësisht është pak, e them me përgjegjësi që është anashkalim total ndaj tyre”.

Por, Pacolli thotë që është takuar me përfaqësuesit e Agjencisë së Menaxhimit Emergjent, dhe janë duke punuar që statusi i zjarrfikëseve ta zgjidhet.

Për këtë çështje, T7 ka pyetur edhe Zyrën e Kryeministrit.

Nga kjo zyre, kanë thënë se që në fillim të mandatit, janë angazhuar në rregullimin e statusit të zjarrfikësve.

“Tashmë është ne rrugë e sipër rregullimi i kësaj çështjeje, përmes projektligjit për financat e pushtetit lokal. Ky projektligj shumë shpejt do të vije në qeveri dhe aty parashihet që zjarrfikësit të kalojnë në tërësi në nivelin qendror”

Nga Zyra e Kryeministrit kanë bërë me dije se janë ndarë 300 mijë euro për pajisje të reja dhe 600 mijë euro për orët shtesë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart