Zjarrfikësit, 30 orë në luftë me flakët në ishullin grek


Gazeta Express
14 Gusht 2019 21:32

Zjarrfikësit grekë po luftojnë edhe sot për shuarjen e zjarreve që kanë përfshirë që prej 30 orësh një prej vendeve të ruajtura më mirë përsa i përket faunës dhe orës, në ishullin Eube, ku autoritetet shprehin keqardhje për një katastrofë të madhe ekologjike.

Zjarri, që ka përfshirë një front prej 12 kilometrash, nuk ka shkaktuar viktima por ka sjellë evakuimin e katër fshatrave në ishullin Eube, ishulli i dytë grek më i madh pas Kretës, që ndodhet 100 kilometra në verilindje të Athinës.

“Kjo është një katastrofë e madhe ekologjike në një pyll me pisha unik, që kishte mbetur i paprekur deri në këtë ditë”, deklaroi guvernatori rajonal në ikje, Costas Bakoyannis. Zjarri, që u njoftua rreth orës 03:00 të mëngjesit, u përhap me shpejtësi për shkak të erërave të forta, bimësisë shumë të dendur dhe thatësirës së ishullit.

Ai ka shkaktuar evakuimin e fshatrave të Kontodespotit, Macrymallit, Stavros dhe Platanas, në qendër të ishullit dhe kërcënoi qytetin e Psachnas gjatë natës”, deklaruan autoritetet. “Nga Psachna në Kontodespoti dhe Makrymalli, gjithçka është djegur. Kemi pasur fatin që nuk janë regjistruar viktima”, theksoi Thanassis Karakatzas, një zyrtar i mbrojtjes civile për agjencinë e lajmeve ANA.

Te fundit


Kthehu lart