Zjarret në Kaliforni, evakuohen 90 mijë banorë - Gazeta Express
string(45) "zjarret-ne-kaliforni-evakuohen-90-mije-banore"

Zjarret në Kaliforni, evakuohen 90 mijë banorë

Gazeta Express

27/10/2020 23:12

Dy zjarre të mëdha që po avancojnë shumë shpejt, kanë detyruar autoritetet e Kalifornisë të evakuojnë rreth 90 mijë banorë.

Zjarri nisi të dilte nga kontrolli mëngjesin e të hënës në fshatin Orange në jug të Los Angelosit. Sakaq ditën e sotme ka nisur edhe një tjetër zjarr me përmasa të mëdha pranë zonës së Yorba Linda.

Lexo Edhe:

Rreth 5900 hektarë janë shkrumbuar tashmë, ndërkohë që raportohen dy zjarrfikës të lënduar rëndë.

Sipas mediave, zjarri po përparon me shpejtësi i ndihmuar nga erërat e forta dhe temperaturat e larta.

Zjarret në Kaliforni prej disa kohësh janë kthyer në një shqetësim të madh për vendin, teksa situata raportohet emergjente.