Zjarr në një pallat në qendër të Durrësit


Gazeta Express
17 Gusht 2019 12:51

Një apartament është përfshirë nga flakët në qendër të qytetit të Durrësit. Mësohet se apartamenti ku ka rënë zjarri ndodhet në katin e katërt të një pallati 5-katësh.

Zjarrfikësit kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

Sipas informacioneve paraprake një person është asfiksuar dhe është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Durrësit.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart