Zjarri nuk ka kursyer as Elbasanin. Vatra e zjarrit që është shfaqur pasditen e sotme në zonën e ullishtës ka bërë që banorët të ndërhyjën me mjete rrethanore për të shmangur avancimin e flakëve drejt pronave ose shtëpive të tyre.
Ndërkohë teksa ka postuar pamje nga situata e krijuar, nënkryetari i PD, Luçiano Boçi, njëherësh deputet i Elbasanit akuzon qeverinë se ka lënë banorët në mëshirë të fatit duke rrezikuar jetën e tyre.
“Ja si shuhen zjarret në ullishtën e Elbasanit “me mjete super moderne”, të importuara së fundmi nga Rama! Jo vetëm që s’merr asnjë masë, por dhe lë banorët të rrezikojnë jetët e tyre!”, shkruan ai përbri videos.
/Gazeta Express