Zidane: VAR një ditë të dëmton, tjetrën ditë të shpëton - Gazeta Express
string(53) "zidane-var-nje-dite-te-demton-tjetren-dite-te-shpeton"

Gazeta Express

19/01/2020 12:25

Zidane: VAR një ditë të dëmton, tjetrën ditë të shpëton

Gazeta Express

19/01/2020 12:25

Zinedine Zidane ka folur për VAR-in, që u përdor disa herë në ndeshjen  e së shtunës mes Real Madridit dhe Sevillës.

Reali e fitoi takimin 2-1 me golat e Casemiros, një ndeshje me polemika.

Lexo Edhe:

Sevillës iu anulua një gol nga VAR ndërsa një tjetër, për prekje me dorë nga Munir, në aksionin ku mysafirët e barazojnë 1-1 rezultatin, VAR e shikoi, por nuk e anuloi, gjë që sipas Zizu ishte prekje me dorë.

“E pash incidentin te goli i parë. Ishte bllok, kishte faull. Gjyqtari shkoi te VAR-i dhe akordoi faull. Për të dytën, nuk e ndali për prekje me dorë dhe ishte me dorë, e pash edhe vet. Por, nga nganjëherë ata janë kundër jush, nganjëherë pro jush. Është punë e vështirë për ta, në fund ata marrin vendimet”, tha Zizu. /Gazeta Express/