Zidane s’e sheh si problem dashurinë e Bale për golfin - Gazeta Express
string(53) "zidane-se-sheh-si-problem-dashurine-e-bale-per-golfin"

Gazeta Express

06/12/2019 15:24

Zidane s’e sheh si problem dashurinë e Bale për golfin

Gazeta Express

06/12/2019 15:24

Zinedine Zidane nuk e sheh aspak si problem dëshirën e Gareth Bale për të luajtur golf, edhe pse Kombëtarja e Uellsit do t’ia ndalojë sulmuesit të Real Madridit këtë aktivitet gjatë Kampionatit Evropian 2020.

Këtë javë, drejtori ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Uellsit, Jonathan Ford, tha se ai nuk dëshiron që lojtarët e Kombëtares ta rrezikojnë veten duke luajtur golf, veçanërisht jo para e gjatë EURO 2020, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Kjo do të thotë se Bale-t mund t’i ndalohet aktiviteti i tij i preferuar gjatë kohës sa është me Kombëtaren e Uellsit. Megjithatë, Zidane ka insistuar se Real Madridi nuk do ta ndjek shembullin e Uellsit, edhe pasi Bale të kthehet nga lëndimi i tij.

“Unë do t’ua jap juve një përgjigje timen, klubi mund të thotë diçka më ndryshe”, ka thënë Zidane, në një intervistë të dhënë para ndeshjes mes Real Madridit dhe Espanyolit, në kuadër të La Ligës.

“Si trajner i Real Madridit, unë nuk do t’ua ndalojë lojtarëve të bëjnë ndonjë gjë në kohën e tyre të lirë”.

“Ata janë mjaftueshëm të pjekur dhe ata duhet ta dinë vetë se çfarë duhet të bëjnë e çfarë jo”.

Sulmuesi anësor i Real Madridit, Gareth Bale, u xhirua duke e ushtruar goditjen e tij për golf gjatë stërvitjeve të sotshme me skuadrën e “Los Blancos”. /Gazeta Express/