Zidane me lajme fantastike pak ditë para El Clasicos


Gazeta Express
17 Tetor 2019 17:39

Real Madridi ka kompletuar stërvitjen e katërt të javës në “Valdebabes” dhe ka vazhduar me përgatitjet për ndeshjen me Mallorcan, që do të luhet të shtunën nga ora 21:00.

Zinedine Zidane rikuperoi të gjithë lojtarët që ishin të ftuar me kombëtaret e tyre.

Lajmi i mirë është se Kroos ka kryer një pjesë të stërvitjeve me grupin dhe një tjetër ndaras, sinjale se do të jetë gati për ndeshjen e 26 tetorit kundër Barcelonës.

Modric, i cili u lëndua me Kroacinë, doli në stërvitje i veçuar duke bërë disa seanca të lehta me topin – sinjale gjithashtu se brenda pak ditësh ai do të jetë gjithashtu gati për El Clasico.

Valverde bëri ushtrime të lehta pas detyrës që kishte me kombëtaren, derisa Vasquez vazhdoi me procesin e rikuperimit dhe stërvitjen e veçuar nga pjesa tjetër e skuadrës.

Nacho, Asensio, vazhduan me procesin e tyre të rikuperimit, derisa Courtois, Varane dhe Bale sipas Realit, u stërvitën në palestër. /Gazeta Express/

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart