Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane, ka këmbëngulur se skuadra e tij e meritoi penalltinë e fituar në minutat e fundit të ndeshjes kundër Real Betis, e cila ia siguroi fitoren e parë në La Liga këtë sezon.
Gjyqtari Ricardo de Burgos Benegoetxea akordoi penallti kontroverse për Madridin kur Marc Batra u gjykua se e preku topin me dorë në zonë, transmeton Gazeta Express.
Kapiteni Sergio Ramos shënoi duke ia siguruar skuadrës së Zidane fitoren 3:2 në fund.
“Gjyqtari ishte aty dhe rasti u rishikua. Mendoj se çfarë ndodhi ishte e drejtë”, tha Zidane pas ndeshjes.
“Është punë e gjyqtarit. Unë nuk përzihem në punën e gjyqtarëve dhe nuk do ta bëj as sot”, shtoi ai.
“Më e rëndësishmja është ndeshja që e luajtëm. Dhamë gjithçka nga vetja. Ishte një ndeshje e vështirë kundër një ekipit që i kishte fituar dy ndeshje”, nënvizoi ai.
Këto ishin tri pikët e para të kampionit në fuqi këtë sezon, pasi në ndeshjen e parë barazuan me Real Sociedadin. /Gazeta Express/