Zidane e thotë të vërtetën për Marcelon - Gazeta Express
string(39) "zidane-e-thote-te-verteten-per-marcelon"

Zidane e thotë të vërtetën për Marcelon

Futboll

Gazeta Express

14/05/2021 8:25

Zinedine Zidane ka deklaruar se mos ftesa e Marcelos ka të bëjë me disa shqetësime, jo me aludimin e medieve se ka pasur probleme mes tyre.

Mbrojtësi i majtë nuk u ftua për ndeshjen me Granadën që Reali e fitoi me rezultatin 4-1.

Lexo Edhe:

U raportua për krisje të raporteve mes Zizu dhe Marcelo, pasi braziliani ka qenë vetëm zgjedhja e dytë këtë edicion – por trajneri francez thotë se ai qëndroi në shtëpi sepse ka disa shqetësime.

“Marcelo kishte disa shqetësime dhe nuk donim që të rrezikonim me të”, u shpreh Zidane pas fitores kundër Granandës. /Gazeta Express/