Zidane e lë në shtëpi Marcelon, pas një zënke në stërvitje - Gazeta Express
string(57) "zidane-e-le-ne-shtepi-marcelon-pas-nje-zenke-ne-stervitje"

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 9:09

Zidane e lë në shtëpi Marcelon, pas një zënke në stërvitje

Futboll

Gazeta Express

13/05/2021 9:09

Marcelo është lënë jashtë skuadrës së Real Madridit për ndeshjen e sotme kundër Granadas në La Liga, për shkak të një fjalosjeje me trajnerin Zinedine Zidane.

Duke qenë se Ferland Mendy do të mungojë në pjesën e mbetur të sezonit, u duk sikur Marcelo do të luante titullar në ndeshjen vendimtare për Madridin në stadiumin Nuevo Estadio de Los Carmenes, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Por, braziliani, i cili i mbushi 33 vjet të mërkurën, u la në shtëpi nga trajneri Zidane.

Me kalimin e sezonit, Marcelo është ndier i mllefosur me taktikat dhe formacionet e Zidanit dhe gjakrat u nxehën gjatë stërvitjes të enjten.

Mbrojtësi veteran është vetëm i 15-të në skuadrën e Madridit për minuta të zhvilluar këtë sezon.

Sipas Goal, ai dhe Zidane u fjalosën gjatë stërvitjes pas pakënaqësive të brazilianit dhe Zidane iu hakmor duke mos e ftuar fare për ndeshjen e sotme. /Gazeta Express/