Zhvillime të reja, Barcelona shumë afër marrëveshjes për transferimin e Raphinhas - Gazeta Express
string(80) "zhvillime-te-reja-barcelona-shume-afer-marreveshjes-per-transferimin-e-raphinhas"

Zhvillime të reja, Barcelona shumë afër marrëveshjes për transferimin e Raphinhas

Sport

Gazeta Express

01/07/2022 20:08

Zhvillime të reja ka ndodhur sa i përket të ardhmes së Raphinhas.

Gazetari i besueshëm spanjoll, Gerard Romero, ka raportuar se tani Barcelona është afër një marrëveshjeje për transferimin e tij, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Barça dhe Leeds United janë gati për të mbyllur marrëveshjen për Raphinhan.

Gazetari spanjoll ka zbuluar se Barcelona ka ofruar 60 milionë euro për transferimin e brazilianit.

Gjithashtu, klubi katalunas dhe Raphinha thuhet se kanë rënë dakord për një pagë prej 6 milionë neto në sezon.

Edhe dëshira e kamotshme e lojtarit është për t’u transferuar në “Camp Nou”, teksa ai besohet se kishte arritur marrëveshje personale me klubin nga La Liga para katër muajve.

Për 25-vjeçarin interesim serioz kanë shprehur edhe Arsenali e Chelsea, por Barcelona tani duket se po i prin garës për të siguruar shërbimet e tij.

Raphinha thuhet se së fundi refuzoi edhe një ofertë nga Newcastle United. /Gazeta Express/