Zhvillime në Bruksel, Lajçak po mban takim të mbyllur me europarlamentarë - Gazeta Express
string(72) "zhvillime-ne-bruksel-lajcak-po-mban-takim-te-mbyllur-me-europarlamentare"

Zhvillime në Bruksel, Lajçak po mban takim të mbyllur me europarlamentarë

Gazeta Express

04/06/2020 16:08

Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, është duke mbajtur një takim me dyer të mbyllura me Komitetin për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian.

Një takim i tillë po mbahet larg syrit të kamerës së mediave, raporton EWB, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Në këtë takim thuhet se Lajçak është duke shkëmbyer pikëpamjet me anëtarët e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian (AFET), derisa diskutimet janë të mbyllura për publikun.

Ky takim i Lajçak vjen pas raportimeve se ai do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në muajin qershor për të përgatitur terrenin për rinisjen e negociatave.

Ndërkohë thuhet se tema e korrigjimit të kufijve nuk është në agjendën e sllovakut./Express/