Zhurma radiofonike vijnë nga hapësira e largët


Gazeta Express
9 Korrik 2019 21:17

Në fillim të shtatorit të kaluar, astronomët dëgjuan pesëmbëdhjetë shpërthime të valëve të radios që vinin nga hapësira.

Astronomët i përshkruan këto shpërthime si të shkurtëra por shumë të fuqishme.

Shpërthimet vijnë nga një galaksi që është tre miliardë vite drite larg. Shkencëtarët ende nuk janë të sigurtë se prej kujt vijnë këto shpërthime energjetike, por ato shpesh vijnë nga lokacione me fusha të fuqishme magnetike.

Nuk është hera e parë që valë të këtilla janë vërejtur prej kësaj galaksie. Ato së pari ishin identifikuar në vitin 2017 dhe prej atëherë 24 herë janë dëgjuar shpërthime të këtilla./Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart