“Zhurma” me mesazhin në emër të Bashës, kreu i PD-së: Akt i turpshëm, por të fokusohemi tek shëndeti - Gazeta Express
string(95) "zhurma-me-mesazhin-ne-emer-te-bashes-kreu-i-pd-se-akt-i-turpshem-por-te-fokusohemi-tek-shendeti"

“Zhurma” me mesazhin në emër të Bashës, kreu i PD-së: Akt i turpshëm, por të fokusohemi tek shëndeti

Gazeta Express

20/03/2020 18:33

Në lidhje me mesazhin e dërguar në celularin e gazetares Eni Vasili në emër të Lulzim Bashës, reagoi sot edhe kryetari i Partisë Demokratike.

Pasi kompania Vodafone konfirmoi se mesazhi i çuar në emër të tij për kryeministrin, nuk ishte dërguar nga telefoni i tij, Basha shprehet se ky është një akt i shëmtuar.

Lexo Edhe:

Në një shoqëri të lirë duhet të mbizotërojnë gjithmonë e vërteta dhe transparenca! Edhe pse ky akt i shëmtuar ka indinjuar shumëkënd, tani është koha të fokusohemi tek siguria dhe shëndeti i çdo shqiptari.T’i bëhemi krah njëri-tjetrit në këto ditë të vështira që ta mundim të keqen.”- shprehet zoti Basha, duke shpërndarë mesazhin e Sekretari të Përgjithshëm të PD, Gazment Bardhi, i cili publikoi përgjigjen zyrtare të Vodafone. Në përgjigje u konfirmua dy gjëra:

1. SMS nuk është dërguar nga Lulzim Basha apo nëpërmjet sistemit të kompanisë celulare.

2. SMS është dërguar nga një platformë e huaj SMS në internet për dërgimin e SMS-ve, jashtë rrjetit të kompanisë celulare.