Zhupa denoncon: Drejtoresha e kopshtit në Tiranë pranon fëmijët e të infektuarve Covid - Gazeta Express
string(85) "zhupa-denoncon-drejtoresha-e-kopshtit-ne-tirane-pranon-femijet-e-te-infektuarve-covid"

Zhupa denoncon: Drejtoresha e kopshtit në Tiranë pranon fëmijët e të infektuarve Covid

Gazeta Express

13/07/2020 16:04

Zëdhënësja e Partisë Demokratike Ina Zhupa, ka denoncuar këtë të hënë një rast në kopshtin nr.18 në Tiranë, ku sipas saj janë pranuar fëmijët e një burri të infektuar me koronavirus.

Zhupa shkruan se personi në fjalë, punonjës i njësisë bashkiake nr.2, u infektua me koronavirus, dhe se fëmijët i dërgon në kopshtin nr.18 të Tiranës, pa patur asnjë problem.

Lexo Edhe:

“Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë. Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranoi sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.”-shkruan demokratja, duke përcjellë këtë mesazh denoncues.

STATUSI:

Kopshti nr 18, kopsht publik në Tiranë në varësi të Bashkisë Tiranë pranon fëmijët e një të infektuari të njësisë bashkiake nr 2!

Kopshtet dhe cerdhet po bëhen vatrat e infeksionit në Tiranë, më shumë nga papërgjegjshmëria e drejtuesve që i kanë në varësi që nga Veliaj dhe të vartësit e tij me rradhë.

Mbasi u mbyll njësia bashkiake nr 2 pasi një person, emrin e të cilit nuk mund ta publikoj, doli pozitiv në tamponin për Covid 19, fëmijët e tij shkojnë pa asnjë problem në kopshtin Nr.18 në Tiranë.

Në të dhënat tona drejtoresha i pranon me urdhër nga lart sipas shprehjeve te saj, pasi prindërit i kanë kërkuar mos ti pranoi sipas rregullave për sigurinë e fëmijëve të tjerë.

Duke uruar që fëmijët e tij të gezojnë shëndet të plotë, i bej thirrje drejtueses së këtij kopshti por edhe çdo kopshti edhe çerdhe tjetër në Tiranë të zbatojnë rregullat dhe mos pranojnë asnjë femijë që ka një pjestar të familjes me Covid 19, i kujto qoftë fëmija.

Mos të bihen pre e presioneve partiake, politike por të zbatojnë ligjin se ndryshe do jenë të parët që do përballen me pasojat e ligjit për përhapjen e qëllimtë të sëmundjeve infektive.

Shëndeti duhet të jetë parësor për të gjitha dhe shifrat po rriten frikshëm nga papërgjegjshmëria e institucioneve si faktori më i rëndësishëm./Express