Zhgënjimi i sheikut saudit me Ronaldon: Kam shpenzuar 200 milionë euro për të - Gazeta Express
string(76) "zhgenjimi-i-sheikut-saudit-me-ronaldon-kam-shpenzuar-200-milione-euro-per-te"

Zhgënjimi i sheikut saudit me Ronaldon: Kam shpenzuar 200 milionë euro për të

Sport

Gazeta Express

01/02/2023 7:22

Cristiano Ronaldo ende nuk mund të mburret me një “fillim ëndërre” në Arabinë Saudite.

Në dy paraqitjet e para nën fanellën e Al Nassr, ai nuk pati rol përcaktues, siç shpresohej apo besohej, madje skuadra e tij u eliminua në gjysmëfinale të Superkupës me humbjen 1:3 ndaj Al Ittihad.

Lexo Edhe:

Në atë ndeshje, portugezi pati një rast të madh në pjesën e parë, për të cilin trajneri i Al Nassr, Rudi Garcia tha se Ronaldo mund të kishte ndryshuar drejtimin e lojës nëse do të kishte arritur ta shfrytëzonte.

Meqë nuk e bëri, iu desh të përballej me kritika nga media të caktuara dhe në internet filloi të qarkullonte një video në të cilën një nga drejtorët e klubit dyshohet se vë në dyshim korrektësinë e vendimit të tij për t’i ofruar Ronaldos kontratën më të pasur në histori.

“Kam shpenzuar 200 milionë euro për Ronaldon dhe ai di vetëm të thotë ‘Siuu’”, komenton sauditi.

Në video, sauditi është mjaft i mërzitur nga përmendja e emrit të Ronaldos teksa imiton festën e tij të famshme.

Portugezi i famshëm do të ketë shansin e radhës për një provim korrigjues të premten, kur Al Nassr të vizitojë Al Fateh, skuadrën e gjashtë të Ligës Pro Saudite.