Edon Zhegrova do ta gëzojë statusin e titullarit për herë të pestë, të tretën radhazi, në Superligën e Zvicrës, pasi është në formacionin startues të Baselit për ndeshjen e sotme kundër Luzernit.
Baseli e viziton stadiumin Swissporarena për t’u përballur me Luzernin, duke e ditur se fitorja do ta dërgonte në pozitën e parë, të paktën përkohësisht derisa lideri Young Boys ta zhvillojë takimin e javës së 18-të, raporton Gazeta Express.
Anësori i Kombëtares së Kosovës Zhegrova, i cili u zgjodh lojtari i muajit nëntor në ligën elitare zvicerane, e ka merituar përsëri një vend në formacionin startues kundër Luzernit në krizë.
20-vjeçari, që i ka shënuar dy gola dhe dy asiste deri tani në ligë, luan për herë të tretë radhazi titullar për Baselin në ligë.
Yllit nga Prishtina është vetëm i huazuar në Basel nga Genku deri në fund të sezonit aktual dhe do t’i duhet ta bindë klubin që ta mbajë.
Zhegrova është në rrugë të mirë për ta bindur Baselin ta aktivizojë klauzolën për blerjen e tij për 1.5 milionë euro në verë.
Te Luzerni, ndërkohë, mesfushori i Kosovës Idriz Voca luan nga fillimi, ndërsa Shkëlqim Demhasaj është në stol.
Luzerni po kalon nëpër një krizë të thellë, pasi i ka humbur të gjitha pesë ndeshjet e fundit dhe rrezikon rënien nga liga.
/Gazeta Express/
So starten wir ins letzte Spiel des Jahres. Allez Jungs ?!#FCBasel1893 #zämmestark #rotblaulive pic.twitter.com/R5cgUxguWw
— FC Basel 1893 (@FCBasel1893) December 15, 2019
Në përputhje me zhvillimet më të fundit në botën e gastronomisë, Sachpizza, një emër i njohur në skenën e...