Zhegrova, shokut të skuadrës: “Boll mos fol palidhje”


Gazeta Express
25 Mars 2019 23:47

Kosova ka marrë vetëm një pikë në ndeshjen e parë eliminatore për “Euro 2020”.

“Dardanët” barazuan 1-1 me Bullgarinë, në një ndeshje me shumë raste për ne, por fati nuk ishte në anën tonë, raporton Gazeta Express.

Një rast i mirë ishte edhe në fund të takimit, Milot Rashica dështoi nga pak metra larg portës.

Topi më pas u kthye te Edon Zhegrova, i cili ndoshta ka mundur të pasojë atë, por tentoi i vetëm dhe nuk goditi edhe aq mirë.

Kjo e irritoi Besar Halimin, i cili iu drejtua duke i bërtitur se pse nuk pasoi te ai, kurse Zhegrova njëherë duket se i kërkoi falje, teksa më pas thotë: “Boll bre ma, boll mos fol palidhje”. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart