Zhegrova rikthehet në stol, Xhaka e Ajeti titullarë për Baselin në finalen e Kupës


Gazeta Express
19 Maj 2019 13:19

Edon Zhegrova do të ulet në bankën e rezervistëve të Baselit ndaj Thun, në ndeshjen finale të Kupës së Zvicrës të dielën, edhe pse pak ditë më parë shkëlqeu me paraqitjen e tij në fitoren 3:2 kundër Luzernit në ligë.

Baseli do të jetë nikoqir i Thunit në Stade de Suisse në Bern në finalen e kupës shtetërore, të cilin nga fillimi, megjithatë, do ta nisin dy shqiptarët, mesfushori i Kombëtares shqiptare Taulant Xhaka dhe sulmuesi i asaj zvicerane Albian Ajeti, raporton Gazeta Express.

Për anësorin e Kombëtares së Kosovës, Zhegrovën, kjo është hera e tretë që ftohet nga Baseli në këtë garë, që prej huazimit të tij nga Genku në fillim të shkurtit. 22-vjeçari ka debutuar në Kupën e Zvicrës në triumfin 3:1 ndaj Zurich në gjysmëfinale, por luajti vetëm një minutë.

Edoni, megjithatë, ka luajtur më shumë në Superligë, duke i ka bërë tri paraqitje si titullar, përfshirë në ndeshjen e mesjavës ndaj Luzernit, në të cilën la mbresa të mëdha në 90 minuta të plotë sa i zhvilloi.

Ai do të shpresojë për pak minuta në pjesën e dytë dhe synon ta shënojë golin e parë në fanellën e Baselit dhe ta bëjë këtë në finale do të ishte ideale për kosovarin.

Takimi në Bern do të nisë në orën 14:00.

Formacionet zyrtare. /Gazeta Express/   

Basel:

Te fundit


Kthehu lart