Zhegrova flet për fitoren e për lëndimin, e jep një premtim - Gazeta Express
string(58) "zhegrova-flet-per-fitoren-e-per-lendimin-e-jep-nje-premtim"

Futboll

Gazeta Express

28/11/2024 9:00

Zhegrova flet për fitoren e për lëndimin, e jep një premtim

Futboll

Gazeta Express

28/11/2024 9:00

Edon Zhegrova nuk ishte në gjendje të luante mbrëmë nga fillimi në ndeshjen mes Bolognas dhe Lillet.

Ylli kosovar e kishte pësuar një lëndim të lehtë në ndeshjen me Rennesin në fundjavën që shkoi, ku ishte protagonist me golin e fitores.

E kjo bëri që trajneri i ekipit francez të mos rrezikonte dhe vendosi ta fusë në fushë përfaqësuesin kosovar vetëm në 20 minutat e fundit, shkruan “Gazeta Express”.

Sidoqoftë, Lille fitoi në Itali me rezultat 2:1 dhe e regjistroi kështu fitoren e tretë në fazën e ligës së Ligës së Kampionëve, pasi paraprakisht i kishte mposhtur dy klubet madrilene, Realin dhe Atleticon.

E pas ndeshjes, 25 vjeçari e bëri një postim përmes së cilit e shprehu gëzimin për fitoren, por foli edhe për lëndimin, duke e bërë njëkohësisht një premtim.

Çfarë fitore e madhe sonte. Krenar me këtë ekip. Një lëndim i lehtë, por do të jem në 100 për qindëshin tim shumë shpejt”, shkroi ish-futbollisti i Baselit në rrjetet sociale.

Zhegrova ka qenë sensacional në këtë sezon duke i realizuar 4 gola në Ligën e Kampionëve, tri prej tyre në kualifikime dhe një në fazën e ligës, por edhe 4 të tjerë në kampionatin francez të futbollit – Ligue 1.

Falë paraqitjeve fantastike në dy sezonet e fundit, ai e ka zgjuar interesimin e klubeve të njohura, ndërsa thuhet se në Itali e pëlqejnë Juventusi, Milani, Roma dhe Napoli. /Gazeta Express/