Zhegra bëhet me treg modern - Gazeta Express
string(27) "zhegra-behet-me-treg-modern"

Gazeta Express

06/06/2020 22:14

Zhegra bëhet me treg modern

Gazeta Express

06/06/2020 22:14

Fshati Zhegër pritet të bëhet me treg modern, me ndihmën e Komunës së Gjilanit, që ka vendosur ta mbështesë këtë projekt.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, këshilli i fshatit ka thënë se realizimi i tregut të ri është meritë e vetë banorëve.

Lexo Edhe:

“Kjo është meritë e qytetarëve të Zhegrës. Është bër njoftimi nga Komuna e Gjilanit se shumë shpejtë do të fillojnë punimet në hapsirën e quajtur MERZISHTA në Zhegër për rregullimin e Tregut të Gjelbër, parku që do të shërbejë jo vetëm si vend relaksi për të rriturit, por edhe si një hapësirë ku fëmijët mund të argëtohen dhe të kaliten”, njofton këshilli i fshatit.

“Procedurat perzgjedhese te prokurimit jane procedurat Per kontratat qe lidhen me ceshtje te informacionit gjatë javës së ardhëshme”, thekson njoftimi.

“Faliminderojmë Kryetarin z.Lutfi Haziri, Nënkryetarin z. Arbër Ismajli
Faliminderojmë Drejtorin e Zhvillimit Ekonomik, znj,Valbona Tahiri,Drejtorin e Urbanizmit, z.Bekim Bajrami z.Mentor Bajrami për kontributin e dhën në implementimin dhe realizimin e këtij projekti”, përfundon shkrimi i këshillit të fshatit.