Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, raportohet se është dorëhequr zëvendësdrejtori i IML-së - Gazeta Express
string(92) "zhdukja-e-mostrave-te-astrit-deharit-raportohet-se-eshte-dorehequr-zevendesdrejtori-i-iml-se"

Zhdukja e mostrave të Astrit Deharit, raportohet se është dorëhequr zëvendësdrejtori i IML-së

Lajme

Gazeta Express

09/12/2022 14:08

Ministrja e Drejtësisë Albulena Haxhiu, përmes një konference për media, ka njoftuar se kanë humbur mostrat e ish-aktivistit të LVV-së, Astrit Dehari.

Pas kësaj, dje u pezulluan katër zyrtarë të Institutit të Mjekësisë Ligjore.

Lexo Edhe:

Por, pas kësaj sipas burimeve të mediave, Naim Uka ka dhënë dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit në këtë institut.

Kujtojmë se të pezulluar nga pozitat e tyre në IML janë: Nardi Sheqergjiu, toksikolog mjekoligjor, Flutura Goga, udhëheqëse e Laboratorit të Toksikologjisë, Anila Lakna, teknike e Laboratorit të Toksikologjisë dhe Ilirjana Shala, kimiste në këtë Institut.