Zhduket komunikata ku Vetëvendosje e quante Rugovën kolaboracionist - Gazeta Express
string(67) "zhduket-komunikata-ku-vetevendosje-e-quante-rugoven-kolaboracionist"

Lajme

Gazeta Express

01/02/2021 12:41

Zhduket komunikata ku Vetëvendosje e quante Rugovën kolaboracionist

Lajme

Gazeta Express

01/02/2021 12:41

Komunikata e Lëvizjes Vetëvendosje ‘Gjaku i humbur’, pas riaktualizimit në medie, në të cilin quhej kolaboracionist ish-presidenti Ibrahim Rugova, është bërë e paqasshme në faqen zyrtare të subjektit politik.

Nëse tentohet të klikohet në linkun që deri më tani komunikata ka qenë e qasshme, ajo nuk do jetë në dispozicion. Edhe në rast se klikohet edhe pas kërkimit në motorin e kërkimit ‘Google’, “Faqja s’u gjet” është mesazhi që përcjellet nga platforma.

Lexo Edhe:

Gazeta Express ka tentuar që t’i kontaktojë zyrtarët përgjegjës të Zyrës për Media të Vetëvendosjes, por ende nuk ka marrë përgjigje.

Në këtë komunikatë, Lëvizja Vetëvendosje e akuzonte ish-presidentit për prezencën në varrimin e ish-presidentit tjetër, Ibrahim Rugova, për të cilin thonin se i ka bërë dëm politik vendit.

“Në varrimin e Rugovës nuk ishte familja Jashari, nuk ishte Lëvizja VETËVENDOSJE! dhe nuk ishin edhe shumë bashkëluftëtarë e atdhetarë të cilët e dinin dëmin politik që Kosovës i bëri Rugova e rugovizmi. Por ti ishe aty dhe nuk të vinte fare turp sepse tani më nuk dalloheshe nga ai. Jo vetëm që flisje si ai, por tani ishe mësuar që edhe të silleshe si ai. Të ka mbetur vetëm edhe gur të fillosh të shpërndash”, thuhej në të.

Ndër të tjera, në komunikatë subjekti politik bënin vija ndarëse mes Thaçit dhe Rugovës, duke iu referuar ish-presidentit nga radhët e LDK’së si kolaboracionist.

“Ti edhe Ibrahim Rugova e keni vetëm një dallim, një dallim të vogël. Ai ishte kolaboracionist sepse nuk ishte betuar asnjëherë për çlirimin e Kosovës, kurse ti je tradhëtar i kombit sepse e ke shkelur betimin e dhënë. Dallimi tjetër është se ai nuk mund të na mashtrojë më, e ti potencialisht e ke ende një mundësi të tillë”, shkruhet tutje në komunikatë. /Gazeta Express/