“Zhduket” gylenisti i arrestuar në Shqipëri, Turqia e kërkon për terrorizëm - Gazeta Express
string(72) "zhduket-gylenisti-i-arrestuar-ne-shqiperi-turqia-e-kerkon-per-terrorizem"

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 18:09

“Zhduket” gylenisti i arrestuar në Shqipëri, Turqia e kërkon për terrorizëm

Shqiperi

Gazeta Express

26/01/2021 18:09

Kanë  kaluar 4 vite nga dita kur në Shqipëri u arrestua një mbështetës i lëvizjes “Gylen” dhe Turqia kërkoi ekstradimin e tij, por drejtësia shqiptare ende nuk ka mundur të marrë një vendim për rastin. Bëhet fjalë për Mehmet Adiuzel, ish-mësues në shkollat e klerikut Fetullah Gylen.

Burime për BallkaWeb, bëjnë me dije se Gjykata e Apelit firmosi për shtyrjen e seancës së radhës për njeriun që kërkohet nga autoritetet turke të drejtësisë, pasi nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet ai.

Lexo Edhe:

41-vjeçari, i cili është babai i tre fëmijëve u arrestua në vendin tonë, për qëllime ekstradimi, pasi ndaj tij ishte firmosur një urdhër arresti nga gjykata e shkallës së parë Nevsehir, duke qenë se dyshohej se ai akuzohej  “pjesëmarrje në organizatë terroriste të armatosur”.

Sipas të dhënave të përcjella nga autoritetet turke, dyshohet se Adiguzel është anëtar i organizatës FETO, e cilësuar terroriste. Mësohet se ai ka lidhje me drejtuesit më të lartë lëvizjes terroriste, dhe ka pasur me ta marrëdhënieve në kontekstin e urdhrave e direktivave.

Ai ka përdorur një program komunikimi me shifër (bylock), përmes të cilit ka mbajtur lidhje me anëtarë të tjerë të lëvizjes “Gylen” si dhe ka frekuentuar disa herë një fshat turistik, fshat ku janë parë edhe anëtarë të organizatës.

Në 2019 kërkesa e Turqisë për ekstradimin e Adiguzel u rrëzua nga gjykata e Tiranës, pasi ish mësuesi i shkollave Gylen bëri kërkesë për azil në vendin tonë, çka ishte pengese për t’ia dorëzuar shtetit kërkues, derisa të merrej një vendim lidhur me pretendimet e tij.

Në praninë e një përkthyesi të gjuhës turke, ai deklaroi asokohe se kërkesa për ekstradim ishte tërësisht për qëllime politike dhe nëse do tu dorëzohej autoriteteve në Turqi, do tu nënshtrohej përsekutimeve, diskriminimeve, trajtimeve poshtëruese e çnjerëzore, me pretekstin se ka qenë mësues në shkollat e lëvizjes arsimore Gylen, e konsideruar në Turqi si lëvizje terroriste. Ndërsa procesi vijonte, Adiguzel u dërgua nën masën e arrestit të shtëpisë.

Aktualisht çështja po shqyrtohet në Apel, por trupa gjykuese nuk ka asnjë informacion se ku ndodhet personi që kërkohet nga Turqia, pasi ai nuk gjendet në banesë.