Zhdrella e shpëton Llapin nga humbja, Drita e mposhti Lirinë – s’ka fitues në Skenderaj


Gazeta Express
16 Mars 2019 16:01

Llapi është shokuar në shtëpi nga Ballkani, duke lëshuar dy pikë, Drita e ka mundur Lirinë me rezultat 2-0, kurse në Skenderaj Drenica – Ferizaj kanë ndarë pikët, duke barazuar 0-0.

Kanë përfunduar tri ndeshjet e programuara për ditën e shtunë, të vlefshme për xhiron e 23-të në Ipko Superligën e Kosovës, raporton Gazeta Express.

Llapi, që po synon titullin në Superligë, ka bërë një hap fals, duke barazuar 1-1 me Ballkanin në shtëpi.

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Jetmir Topalli në minutën e 5’, kurse barazoi gjithçka Mentor Zhdrella në pjesën e dytë.

Pas kësaj pike, Llapi ka poshtuar vendin e dytë me 48 pikë, një më shumë se Prishtina që ndeshjen e kësaj xhiro do ta luajë me 27 mars.

Në ndeshjet tjera, Drita ka marrë pikët e plota në Gjilan ndaj Lirisë, me golat e Filonit Shaqiri 77’, që shënoi për 1-0 dhe Betim Haxhimusa në minutën e 82’ për 2-0.

Kurse në Skenderaj, Drenica e Ferizaj kanë ndarë pikët, duke barazuar 0-0. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart