Zhbogar pret të realizohen zgjedhje korrekte - Gazeta Express
string(44) "zhbogar-pret-te-realizohen-zgjedhje-korrekte"

Zhbogar pret të realizohen zgjedhje korrekte

Gazeta Express

20/02/2020 18:25

Komisioni Evropian para pak kohësh edhe një herë e përsëriti rekomandimin dhe bindjen e tij se ka ardhur koha që të hapen negociatat me vendin tuaj, gjegjësisht me Republikën e Maqedonisë së Veriut, theksoi euroambasadori Samuel Zhbogar gjatë vizitës sël tij të sotme në Probishtip.

Ai vërejti se tetorin e kaluar vendet-anëtare të BE-së kërkuan metodologji të re, gjegjësisht proces të ri të hapjes së negociatave me vendet të cilat kërkojnë të hyjnë në BE.

Lexo Edhe:

I pyetur se çfarë duhet të bëjë Maqedonia e Veriut që të hyjë në BE, Zhbogar theksoi se ka edhe shumë gjëra të cilat vendi duhet t’i përmbush.

I pyetur se si e shikon procesin zgjedhor, i cili pason në Maqedoninë e Veriut, Zhbogar me përgjigje se pret që të realizohen zgjedhje korrekte dhe demokratike, si edhe deri më tani./TV21

A.SH.