Zhbogar porosi deputetëve: Fokusohuni në miratimin e ligjeve të mbetura - Gazeta Express
string(70) "zhbogar-porosi-deputeteve-fokusohuni-ne-miratimin-e-ligjeve-te-mbetura"

Gazeta Express

27/01/2020 15:26

Zhbogar porosi deputetëve: Fokusohuni në miratimin e ligjeve të mbetura

Gazeta Express

27/01/2020 15:26

Brukseli porositi edhe njëherë kuvendin që të miratojë ligjin për Prokurorinë Publike përpara shpërndarjes në shkurt. Ambasadori i BE-së Samuel Zhbogar, tha se Shkupi nuk duhet të qëndrojë duarkryq dhe të presë fillimin e negociatave me BE-në. Zhbogar kritikoi partitë për fillimin e parakohshëm të fushatës parazgjedhore.

Do të përmend 3 çështje të cilat shpresojmë të përparojnë: e para është Ligji për Prokurorinë publike, e dyta është Kodi zgjedhor dhe e treta, shpresojmë po ashtu që arritja e euro-deputetëve në fund të javës dhe sesioni i radhës i Dialogut Zhan Mone të shpie në arritjen e një marrëveshjeje për rregullat e procedurës, që janë diskutuar disa herë – tha Samuel Zhbogar, Ambasador i BE-së.

Lexo Edhe:

Edhe zv/kryeministri Bujar Osmani nënvizoi nevojën e miratimit të ligjeve të rëndësishme për në BE dhe NATO.

Të bëjmë një përpjekje plotësuese dhe të fokusohemi në Sundimin e ligjit dhe të miratojmë Ligjin gjerësisht të pranueshëm për Prokurorinë Publike, Ligjin për akademinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve publik dhe të përfundojmë me procedurën për emërimet e mbetura në Këshillin programues së Radiodifuzionit Kombëtar dhe zgjedhjen e Komisionit për parandalimin e diskriminimit – u shpreh Bujar Osmani, Zv/kryeministër për Çështje Evropiane.

Antonio Milloshoski nga VMRO DPMNE tha se problemi nuk qëndron te miratimi por zbatimi i ligjeve në praktikë. Milloshoski akuzoi Zhbogarin për sjellje joparimore.

Kjo qeveri kur ka nevojë ta keqpërdorë flamurin evropian, e vendos atë madje edhe në ligje për droga, në ligj për duhan ose ligj për gjuhët dhe atëherë delegacioni evropian në Maqedoni hesht. Nuk duhet të hesht! Duhet të tregojë se flamuri evropian mund të vendoset vetëm nëse Kuvendi maqedonas harmonizon ndonjë ligj me rregullativën evropiane dhe jo të gënjehet opinion maqedonas! – theksoi Antonio Milloshoski, VMRO DPMNE.\GazetaExpress\